15.5 C
Sterling Heights
27/07/2024, 8:05
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Ermal Mamaqi i le letra në këpucë familjes para se të niset për në punë

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaShowbizErmal Mamaqi i le letra në këpucë familjes para se të niset...

Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi janë ndër çiftet më të dashur për publikun shqiptar. Familja e tyre është shumë e bukur, çifti kanë dy fëmijë: një djalë dhe një vajzë.

Si Ami ashtu edhe Ermali janë shumë aktivë në rrjete sociale ku ndajnë me ndjekësit e tyre momente nga festat familjare apo aktivitetet e përditshme.

Sot, ai u kishte lënë nga një shënim të treve dhe i kishte vendosur te këpucët e tyre.

“Sot kur u zgjuam nga gjumi i gjetëm kështu këpucët! Këtë periudhë që babi ikën në orën 04.00 për xhirime e shprehim dashurinë edhe në këtë formë”, ka shkruar Ami në videon në fjalë.

Në letrat që i kishte lënë Amit dhe dy fëmijëve shkruhej:

-Amarda ime. Je dashuria e jetës time. Ermali

-Joel, diçka e mrekullueshme do të të ndodhi ty sot. Të dua shumë, babi. E dua zemrën tënde.

-Siaaaa. Kjo lule është për ty. Por ti je më e bukur se çdo lule. Të dua shumë, babi.

Ermali, tashmë në rolin e regjisorit së fundmi po punon për episodin e dytë të filmit ‘Dy gisht mjaltë’./pamfleti.net

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img