Ish-ylli i Chelsea-s, Eden Hazard thotë se ish-bashkëlojtarit të tij Cesc Fabregas-it duhet t`i ofrohet puna e trajnerit tek londinezët.
Cesc sapo ka futur Como-n në Serie A. Chelsea tashmë është në kërkim të trajnerit të ri pas shkarkimit të Pochettino-s.
“Ndoshta mund të jetë Roberto de Zerbi, por unë mendoj se miku im te Como, mund të jetë trajner i parë i Chelsea-s”, ka thënë Hazard.
Hazard thotë se nuk e ka pritur shkarkimin e Pochettino-s. Sipas belgut, strategu argjentinas ka bërë punë të mirë tek ‘Blutë’ e Londrës.