22.4 C
Sterling Heights
27/07/2024, 3:00
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Hoxhaj: Kosova e meriton të marrë ftesën për anëtarësim në NATO

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetHoxhaj: Kosova e meriton të marrë ftesën për anëtarësim në NATO

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë pjesëmarrjes në Konferencën e 15-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, ka thënë se Kosova e meriton ta marrë ftesën për anëtarësim në këtë organizatë ushtarake.

Në këtë konferencë ku morën pjesë politikanë, ushtarakë, deputetë e diplomatë, Hoxhaj ka folur edhe për sigurinë në Ballkan gjatë këtyre 15 vjetëve që ka anëtarësimi i Shqipërisë në NATO.

“Pas pavarësisë së Kosovës më 2008, anëtarësimi i Shqipërisë në NATO në vitin 2009 është ngjarja e dytë që shënoi ngritjen e shqiptarëve në Ballkan si faktor rajonal dhe sot Shqipëria mbushi 15 vjet si pjesë e kësaj Aleance më të rëndësishme ushtarake dhe politike në botë. Edhe pas çlirimit të Kosovës më 1999 dhe pavarësisë së saj, anëtarësimi i Shqipërisë, por edhe i Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut, paqja, siguria dhe stabiliteti rajonal janë kërcënuar më shumë se kurrë për shkak të rikthimit të historisë me përbindëshat e saj, Rusinë në Evropë dhe Serbinë në Ballkan!”, është shprehur Hoxhaj.

“Për shkak të kërcënimeve të sigurisë nga ana e Serbisë dhe gabimeve strategjike të Qeverisë së Kosovës, Kosova nga një shtet i cili ishte faktor paqeje dhe stabiliteti më 2008 dhe nga një eksportues i sigurisë, është duke u shndërruar në një konsumues të sigurisë, sikurse po tregon edhe rritja e numrit të trupave të KFOR-it, por edhe trajtimi ndërkombëtar i Kosovës. Lufta në Ukrainë solli rizgjim gjeopolitik të BE-së dhe të NATO-s, por kjo nuk u përcoll as me ndryshime të mëdha politike, as me hapa konkret, gjë që sot për shkak të kërcënimeve të Serbisë më shumë ka politikë të rritjes së trupave të KFOR-it në Kosovë, në vend se siguria e saj të arrihej me anëtarësimin e plotë të Kosovës në NATO dhe rritjen e plotë të kapacitetit të FSK-së! Në një situatë të re të sigurisë, Kosova jo vetëm se e meriton marrjen e Planit për Veprim për Anëtarësim (MAP), por meriton edhe ftesën për anëtarësim të plotë meqë ne plotësojmë kushtet po aq sa fqinjët tanët!”, ka theksuar ai

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img