20.6 C
Sterling Heights
27/07/2024, 13:38
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Inflacioni bie sërish në Evropë. Çfarë do të thotë kjo për normat e interesit?

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetInflacioni bie sërish në Evropë. Çfarë do të thotë kjo për normat...

Inflacioni në Evropë ka rënë në 2.4 për qind, më shumë se sa pritej në muajin mars, pasi rritja e përgjithshme e çmimeve u zvogëlua në dy ekonomitë më të mëdha, Gjermani dhe Francë.

Shifra vjetore për 20 vendet që përdorin monedhën euro ka rënë nën 2.5% e parashikuar nga tregjet financiare duke e afruar Bankën Qendrore Evropiane gjithnjë e më shumë me objektivin e saj të inflacionit prej 2%.

Por analistët kanë thënë se rënia nga 2.6% në muajin shkurt, megjithëse e mirëpritur, ka të ngjarë të mos jetë e mjaftueshme për të ulur normën e interesit nga BQE-ja.

Ulja e parë e kostove të huamarrjes nuk pritet deri në muajin qershor, pavarësisht një zhvillimi ekonomik që nuk po vërehet, kanë bërë të ditur disa analistë.

Inflacioni në produktet ushqimore ka rënë në 2.7% nga 3.9%, ndërsa çmimet e energjisë në 1.8%, sipas shifrave të publikuar të mërkurën nga Eurostati, Agjencia e Statistikave të Bashkimit Evropian.

Ndërkohë, inflacioni bazë, i cili përjashton kostot e paqëndrueshme të ushqimit dhe energjisë, është zbutur në 2.9% nga 3.1% sa ishte në shkurt.

Por çmimet për shërbimet, të cilat përfshijnë gjithçka, nga biletat e filmit deri te kujdesi mjekësor, janë ende të larta.

Banka Qendrore e SHBA-së apo Fed-i, gjithashtu pritet t’i ulë normat më vonë këtë vit. Zyrtarët e Fed-it kanë parashikuar tri ulje të normave, edhe pse rënia e inflacionit atje është ngadalësuar.

Në Evropë, inflacioni u rrit në një nivel rekord prej 10.6% në tetor të 2022-s pasi Rusia ndërpreu importin e gazit natyror në kontinent si shkak i luftës në Ukrainë, duke shkaktuar rritje të çmimeve të energjisë dhe krizë të kostos së jetesës.

Së bashku me telashet e furnizimit të gazit të nevojshëm për ngrohjen e shtëpive, gjenerimin e energjisë elektrike dhe fabrikat e energjisë, pandemia tendosi gjithashtu zinxhirët e furnizimit, duke ndihmuar në rritjen e inflacionit.

Këto presione mbi çmimet janë zbutur, por tani punëtorët po bëjnë presion për paga më të larta për të kompensuar fuqinë blerëse të humbur. Kjo ka ngadalësuar uljen e inflacionit dhe e ka lënë BQE-në të jetë më e kujdesshme për uljen e shpejtë të normave të interesit.

BQE-ja e ka rritur normën e saj bazë nga minus 0.5% në një rekord prej 4% midis korrikut të 2022-s dhe shtatorit të vitit 2023. Rritja e normave të interesit e lufton inflacionin – pasi i bën më të shtrenjta kreditë konsumuese – dhe ul shpenzimet duke lehtësuar presionin mbi çmimet.

Por rritja e normave gjithashtu mund të pengojë rritjen ekonomike dhe fokusi tani është kthyer te momenti kur BQE-ja do të shpallë fitoren mbi inflacionin dhe do të fillojë t’i ulë normat për të mbështetur ekonominë e bllokuar.

Ekonomia e eurozonës nuk është rritur në tre muajt e fundit të vitit 2023 dhe shifrat për tre muajt e parë të këtij viti do të bëhen publike më 30 prill.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img