Shtatë vendet e para u zunë nga Apple. iPhone 14 zuri tre vendet e para dhe ishte smartfoni më i shitur i 2023 ku SHBA-ja dhe Kina ishin përgjegjës për gjysmën e shitjeve.
Modelet iPhone dominuan listën e 10 smartfonëve më të shitur në 2023 me vetëm modelet buxhetore Samsung që arritën të bëhen pjesë e saj sipas CounterPoint Research.
Shtatë vendet e para u zunë nga Apple. iPhone 14 zuri tre vendet e para dhe ishte smartfoni më i shitur i 2023 ku SHBA-ja dhe Kina ishin përgjegjës për gjysmën e shitjeve.
Ky model kontribuoi 19 përqind të shitjeve totale të iPhone në 2023.
iPhone 13 erdhi në vendin e katërt nisur nga popullariteti në Japoni dhe Indi ndërsa modelet iPhone 15 zunë vendet e pestë, gjashtë dhe shtatë. iPhone 15 Pro Max ishte modeli më i shitur i linjës.
Vendi i tetë, nëntë dhe dhjetë u zu nga smartfonët buxhetorë të Samsung Galaxy A14 5G, Galaxy A04e dhe Galaxy A14 4G respektivisht. Në këtë listën nuk janë asnjë prej smartfonëve Premium të Samsung.
Hulumtimi i CounterPoint Research është në një linjë me të dhënat e IDC që tregonte se Apple ka kaluar Samsung si prodhuesi më i madh global i smartfonëve në 2023, vit ku për herë të parë shiti më shumë telefonë sesa Samsung.