20.6 C
Sterling Heights
27/07/2024, 13:51
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Krasniqi kujton protestën masive në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së: Drejtësia do të triumfojë

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetKrasniqi kujton protestën masive në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së: Drejtësia do...

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka kujtuar protestën masive që u mbajt një vit më parë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që ndodhen në Hagë.

Krasniqi në një postim në Facebook ka shkruar se ballafaqimi i dinjitetshëm i çlirimtarëve tanë me drejtësinë, për pastërtinë e luftës tonë për liri, po vazhdon edhe sot.

Ai ka shtuar se besa, nuk ka se si të jetë ndryshe për këta burra, të cilët, përveç lirisë, s’kanë pasur një mision të dytë dhe përveç çlirimit e pavarësisë, s’kanë pasur tjetër projekt rezervë.

“Një herë patriot – gjithmonë patriot. Deri në ditën e madhe të lirisë së tyre  – jemi me ta dhe krah tyre në çdo hap.  Drejtësia do të triumfojë – ashtu siç edhe dielli do të lind përsëri!”, ka shkruar Krasniqi. /Telegrafi/

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img