22.4 C
Sterling Heights
27/07/2024, 2:37
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Muriqi përballë Sociedadit, Atletico sfidon vëllezërit Williams

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaSportiMuriqi përballë Sociedadit, Atletico sfidon vëllezërit Williams

U hodh shorti për fazën gjysmëfinale të kompeticionit më të vjetër në Spanjë, “Copa Del Rey”, me goglat që rezervuan dy përballje interesante.

Mallorca e Vedat Muriqit gjeti përballë baskët e Real Sociedad, me sfidën e parë që do të luhet në ishull. Mallorca vjen në këtë fazë pasi kaloi me sukses katalanasit e Gironas, ndërsa nga ana tjetër, Sociedadi mposhti në 1/16-at ekipin e Celta Vigos.

Ndërkohë, në takimin tjetër të 4-shes më të mirë, Atletiko Madrid që kaloi me vështirësi Sevillan do të ndeshet ndaj Athletic Bilbaon, me këta të fundit që eliminuan me një paraqitje fantastike skuadrën e Barcelonës.

Dueli mes dy skuadrave do të jetë interesant pasi “armata” e “Los Colchoneros” do të sfidohet nga vëllezërit Williams, me Inakin dhe Nicon në një formë të jashtëzakonshme.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img