19.7 C
Sterling Heights
05/10/2024, 22:39
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Nga muaji i tetë spinaqi duhet të përfshihet në menynë e ushqimit të bebeve

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetNga muaji i tetë spinaqi duhet të përfshihet në menynë e ushqimit...

Fletët e gjelbra janë të pasura me burim kalciumi, pra është e njohur se sa është spinaqi i rëndësishëm për shëndetin e eshtrave

Në majë të listës së perimeve më të shëndetshme përfundimisht gjendet spinaqi.

Vetëm një filxhan spinaq i zier në avull përmban 42 miligramë kalcium. Veç kësaj, është i pasur me magnez, kalium, natrium, hekur, selen, vitaminë A…

Prindërit, megjithatë, frikësohen në mos është herët t’ia japin në ushqim fëmijëve para moshës njëvjeçare, transmeton Telegrafi.

Nga ana tjetër, disa pediatër këshillojnë që nga muaji i tetë spinaqi duhet të përfshihet në menynë e ushqimit të bebeve, ndërsa të tjerët rekomandojnë që të pritet muaji i tetë apo i dhjetë.

Asgjë nuk mund ta dëmtojë nëse provoni ta përfshini në meny të bebes suaj tetëmuajshe, mirëpo në sasi minimale.

Gjithsesi, spinaqi i zier në avull duhet të jetë i freskët, sepse studimet tregojnë që nëse qëndron më gjatë, i shtohet sasia e nitratit, dhe atëherë mund ta dëmtojë beben.

Është mirë të jetë organik, ndërkaq mjekët thonë që më mirë është të hahet i grirë, jo në blender, sepse në atë mënyrë merren më shumë përbërës të shëndetshëm. /Telegrafi/

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img