22.4 C
Sterling Heights
27/07/2024, 2:52
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Opozita vazhdon kritikat ndaj qeverisë për rrezikim të aleancës me ShBA-në

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetOpozita vazhdon kritikat ndaj qeverisë për rrezikim të aleancës me ShBA-në

Partitë opozitare në Kuvendin e Kosovës kanë vazhduar kritikat ndaj qeverisë për rrezikim të aleancave me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian.

Sipas Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ekzekutivi ka dështuar në menaxhimin e duhur të vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës për rregulloren e re, ku ndalohet përdorimi i dinarit serb.

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, tha se vendimi për ndalimin e dinarit serb është kushtetues, por duhet të ketë koordinim me aleatët ndërkombëtarë për zbatimin e tij.

“Kosova ka shënuar këtë përvjetor të pavarësisë pa miqtë të rëndësishëm, pa aleatë dhe ata që e kanë ndihmuar Kosovën në rrugëtimin e saj që nga bërja shtet dhe konsolidim. Kemi kërkuar tash e sa kohë, në kohën kur Kosova është nën sanksione dhe kur Kosova çdo ditë e më shumë po i cenon aleancat me partnerët, vetëm të ketë koordinim dhe qartësi në rrugëtimin tonë euro-atlantik”, tha ajo.

Më kritik u shfaq shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, i cili tha se marrëdhëniet e Kosovës me Unionin Evropian dhe ShBA-në kurrë s’kanë qenë më keq.

“Nuk është problemi që janë rreziku. Problemi është që marrëdhëniet e Kosovës me unionin evropian dhe ShBA-në kurrë s’kanë qenë më keq. Kjo është një temë që dihet botërisht. Kosova është nën sanksione, ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës e trajtojnë Kosovën jo si partnere si përpara, por si palë e diskutimit”, shtoi ai.

Këto komente ata i bënë pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, e cila dështoi për shkak të mungesës së kuorumit. Megjithatë, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka caktuar të enjten seancën plenare, me pika të papërfunduara nga seancat e kaluara.

Edhe sa i përket punës së Kuvendit, opozita u shpreh kritike ndaj mazhorancës, ku sipas tyre puna në legjislativ ka degraduar plotësisht, shkruan KP.

“Çfarë po shohim tash e një kohë të gjatë është se ka një degradim të punës së Kuvendit. Janë diku 50 pika që presin që të shqyrtohen në Kuvendin e Kosovë, ndërkohë ne kemi zvarritje të agjendës legjislative për shkak të pafuqisë dhe degradimit të institucionit”, tha deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra.

“Na kanë mbledhur 62 pika të rendit të ditës dhe Kuvendi vazhdon punën me avazin e vet. Kjo është një papërgjegjësi totale”, theksoi ai.

Derisa potencoi se kanë mbledhur nënshkrimet për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme, javën e ardhshme sa i përket sigurimeve shëndetësore.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img