Partia Demokratike e Kosovës ka përsëritur qëndrimin se Kosova ka nevojë për zgjedhje të reja sa më parë
Deklarata është përsëritur pas mbledhjes së Kryesisë së kësaj partie të premten. Në një komunikatë për media nga PDK-ja është përshëndetur kalimi i pengesës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës, ndërsa është thënë se “duke parë stagnimin politik dhe ekonomik në vend, e posaçërisht dëmtimin e mirëqenies së qytetarëve, (PDK) ka shprehur edhe një herë nevojën për zgjedhje të reja të parakohshme sa më parë”.
“PDK beson se qytetarët e Kosovës kanë nevojë për një Qeveri kredibile, të aftë, e cila përmirëson jetën e tyre dhe zhvillon shtetin – i cili ka më shumë se tri vite që është në stagnim të plotë”, thuhet në komunikatë.
PDK-ja në fund të marsit e ka nominuar zyrtarisht Bedri Hamzën si kandidat për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme.