30.6 C
Sterling Heights
18/06/2024, 15:41
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Ushqimi që heq erën e hudhrës

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetUshqimi që heq erën e hudhrës

Ngrënia e ushqimeve me përmbajtje më të lartë të yndyrës ose proteinave mund ta pakësojë erën që fitohet nga konsumimi i hudhrave, thuhet në një studim të botuar së fundmi në revistën “Molecules”. Ekziston një ushqim që nxjerr në pah të dy këto lëndë ushqyese, duke e bërë dearomatizuesin përfundimtar për erën e hudhrës, ka shkruar “EatingWell”.

Studimi zbuloi se kosi i thjeshtë mund të ndihmojë në neutralizimin e erës së hudhrës kur konsumohet menjëherë pas ngrënies, sipas profesoreshës së shkencës në Universitetin e Ohios, Sheryl Barringer.

Kjo sepse kosi përmban proteina dhe yndyra të shëndetshme që ndihmojnë në mbulimin e shijeve.

Kur vendosnin sasi të barabarta hudhre të papërpunuar në shishe qelqi dhe konfirmonin se mund të nuhatnin aromat e forta me bazë squfuri, studiuesit përdorën kosin si një dearomatizues potencial dhe matën nivelet e kimikateve të paqëndrueshme ‘pyridines’ dhe ‘pyrazines’, përgjegjëse për aromat e forta.

“Kjo konsiderohet negative, veçanërisht nëse një ushqim me proteina të larta ka më pak shije. Në këtë rast, kjo mund të jetë pozitive”, ka thënë Barringer në një deklaratë për media.

Kosi ishte 99% efektiv në dearomatizimin e aromave pikante të përfshira në studim. Barringer ka deklaruar se meqë kosi grek ka përmbajtje më të lartë proteinash, mund të jetë më efektiv të maskohet aroma e hudhrës, por duhen më shumë kërkime për të mbështetur pretendimin. Ky studim u krye në një laborator, por testet pasuese të frymëmarrjes së njeriut pritet të bëhen në një të ardhme të afërt.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img