Inteligjenca e Shteteve të Bashkuara të Amerikës i tha CNN-it se Koreja e Veriut po e ndihmon Rusinë në luftën kundër Ukrainës, duke e furnizuar me predha artilerie.
Siç raportoi CNN të mërkurën, këto të dhëna u bën të ditura dy muaj para se SHBA-ja shprehu dyshimet e para se Rusia mund të blejë miliona predha dhe raketa nga Koreja e Veriut.
“Në shtator, Koreja e Veriut mohoi publikisht faktin se do t’i jepte municion Rusisë”, deklaroi John Kirby, koordinator i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së. Ai shtoi se në të njëjtën kohë, Koreja bëri çmos që ta fshihte dërgesën e armeve dhe të krijojë përshtypjen “se dërgesat janë të destinuara për vendet e Lindjes së Mesme apo Afrikës Veriore”.
Sipas CNN-it, nuk është bërë i ditur numri i armatimeve që Koreja e Veriut ia dha Rusisë.
“Megjithatë, në këndvështrimin amerikan, këto furnizime ushtarake nga Koreja e Veriut, së bashku me blerjen e armëve të tjera nga Irani, tregojnë se pas tetë muajsh luftë, rezervat ruse të armëve konvencionale filluan të mbarojnë”, u tha nga Inteligjenca e SHBA-së.