14.4 C
Sterling Heights
27/07/2024, 12:55
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Zhvillimet e fundit në vend, Kurti takoi ambasadorin gjerman Rohde

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetZhvillimet e fundit në vend, Kurti takoi ambasadorin gjerman Rohde

Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.

Sipas njoftimit për media thuhet se në këtë takim Kurti dhe Rohde diskutuan për marrëdhëniet bilaterale dhe bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, temat aktuale dhe zhvillimet e fundit në vend.

Gjatë këtij takimi, Kurti pranoi nga ambasadori gjerman Rohde një kopje të librit “Gjermania dhe Kosova: Historia e një partneriteti” nga autorët Enrico Seewald dhe Urs Unkauf, që përshkruan dhe shtjellon historikun e raporteve të shkëlqyeshme ndërmjet dy shteteve dhe popujve.

“Krahas falënderimit për librin, kryeministri e falënderoi ambasadorin Rohde për bashkëpunimin e afërt, dhe shtetin gjerman për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës”, thuhet në njoftim. /telegrafi

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img