-11 C
Sterling Heights
20/01/2026, 14:03
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Pep Guardiola do të jetë në finalen e Ligës së Kampionëve si trajner për herë të katërt, pas eliminimit të Real Madridit në gjysmëfinale të kompeticionit. Skuadra e tij, Manchester City, do të përballet me Interin më 10 qershor në Stamboll.

Trajneri katalanas arriti dy herë në finale kur drejtonte Barçën. Dhe i fitoi të dyja. E para prej tyre ishte në vitin 2009.

Skuadra katalanase mundi Manchester United (2-0) në Romë, me golat e Samuel Eto’o dhe Leo Messi. E dyta, dy vite më vonë. Sërish kundër Manchester United, por në “Wembley”. Barça fitoi 3-1, me golat e Pedro, Messi dhe Villa. Rooney shënoi golin e vetëm për “Djajtë e Kuq”.

Ai kurrë nuk arriti në finale si trajner i Bayern Munich, por këtë e bëri dy vite më parë në stolin e Manchester City. Me atë rast, Guardiola nuk mundi ta ngrinte trofeun, pasi skuadra e tij u mposht ngushtë në Porto ndaj Chelsea. Havertz shënoi golin e vetëm të finales.

Trajneri nga Santpedor ishte i pranishëm edhe dy herë në finalen e Kupës Evropiane (Champions League) si lojtar i Barçës.

Në vitin 1992 fitoi “kupën veshëgjatë”, e para në histori për klubin e jetës së tij, duke mundur Sampdorian në finalen e luajtur në “Wembley”, falë golit mitik të Koeman. Finalja e dytë që luajti si futbollist i Barçës është një kujtim i trishtë. Skuadra e Johan Cruyff u mposht nga Milani (4-0) në Athinë.

/BotaSot/

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img