15.5 C
Sterling Heights
27/07/2024, 8:02
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

108-vjeçarja zbulon sekretin e jetëgjatësisë/ Merr 300 kartolina për ditëlindje, përfshirë Mbretin Charles III

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaHistori Njerzore108-vjeçarja zbulon sekretin e jetëgjatësisë/ Merr 300 kartolina për ditëlindje, përfshirë Mbretin...

Një grua festoi ditëlindjen e saj të 108-të, një moment historik që pak kush ka privilegjin ta përjetojë.

Ada Daniel nga Derbyshire është e njohur së fundi, pasi mori 300 kartolina për ditëlindje, për një urim nga Mbreti Charles III dhe Mbretëresha Camilla.

Shtëpia e të moshuarve ku Ada qëndron, me një nisme të veçantë, bëri thirrje nëpërmjet rrjetit social “Facebook”, për sa më shumë kartolina urimi. Të nesërmen në mëngjes, 135 mesazhe ishin publikuar për ditëlindjen e Adës. Ajo festoi ditëlindjen e 108-të, duke pozuar me një pije freskuar dhe fotoja u shpërnda në faqes e shtëpisë së kujdesit në “Facebook”.

Ndërkohë, jetëgjatësinë e saj, Ada ia atribuon qenve për të cilët është kujdesur në jetën e saj. Koordinatorja e shtëpisë së të moshuarve, Kelly Goucher, e përshkroi Adën si një personalitet të gjallë dhe foli për dashurinë që ajo ka pasur gjithnjë për qentë, veçanërisht për qentë zagarë.

“Një herë e pyeta se cili ishte sekreti i saj dhe ajo m’u përgjigj duke më thënë se ishte fakti që kishte qen e jo fëmijë. Ajo ka jetuar me qentë e saj në Street Lane”, tha Goucher.

E lindur në Ambergate në vitin 1915, Ada u martua me bashkëshortin e saj të ndjerë Percy në moshën 27-vjeçare, në vitin 1944. Ata nuk sollën në jetë fëmijë, por jetuan të lumtur deri në momentin kur Percy ndërroi jetë në moshën 73-vjeçare. Ajo u bë pjesë e institucionit të kujdesit vetëm në moshën 103-vjeçare. Sipas të dhënave, Ada është personi i 65-të më i vjetër në Mbretërinë e Bashkuar.

/Top_Channel.tv

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img