6.5 C
Sterling Heights
20/04/2024, 17:14
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Gazetari i mirënjohur Blendi Fevziu zbulon numrin e shteteve që ka vizituar

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaHistori SuksesiGazetari i mirënjohur Blendi Fevziu zbulon numrin e shteteve që ka vizituar

Mund të jetë ndoshta shqiptari që ka shëtitur më shumë nëpër botë dhe ka vizituar pothuajse të gjithë planetin, ndonëse ai me modesti e pranon se ende nuk i ka dalë në fund…

Blendi Fevziu tregon për herë të parë numrin e shteteve që ka vizituar.

Në “Albana Osmani Show” gazetari dhe showman-i i njohur thotë se ka udhëtuar në 144 shtete të ndryshme të botës nga Europa në Amerikë, Afrikë, Azi dhe Australi.

Por sërish e ka një peng dhe sfida e tij mbeten 60 shtetet që ende nuk i ka vizituar…

Pjesë nga intervista me Albana Osmanin

Albana Osmani: Them nganjëherë, Blendi ka shëtitur të gjithë botën…

Blendi Fevziu: Jo, jo të gjithë botën, akoma.

Albana Osmani: Akoma jo? Dhe sa të kanë mbetur?

Blendi Fevziu: Duhet të jenë rreth 60 shtete, 60 e ca.

Albana Osmani: Pse mendoja sikur i kishe shëtitur të gjitha?

Blendi Fevziu: Bota është shumë e madhe, varet çfarë koncepton. Unë kam udhëtuar në 144 shtete të botës që sërish janë shumë. Por harta e botës është rreth 205 shtete afërsisht./ lexo.al

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img