16.8 C
Sterling Heights
18/05/2024, 8:23
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Bie lehtë rezerva valutore e Bankës së Shqipërisë, zbret në 5.6 miliardë euro

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaLajmeBie lehtë rezerva valutore e Bankës së Shqipërisë, zbret në 5.6 miliardë...

Rezerva valutore pësoi një rënie të lehtë në tremujorin e parë të këtij viti. Sipas statistikave të bankës së Shqipërisë, në fund të muajit mars rezerva valutore kishte vlerën e 5.6 miliardë eurove, në rënie me afërsisht 4.2% që nga fillimi i vitit. Megjithatë, vlera e rezervës valutore ngelet dukshëm në rritje me bazë vjetore, me 11.5% më shumë krahasuar me marsin 2022.

Rezerva valutore e vendit administrohet nga Banka e Shqipërisë dhe në pjesën më të madhe mbahet në tituj borxhi dhe në depozita. Në fund të vitit të kaluar, titujt e borxhit përbënin afërsisht 75% të mjeteve të rezervës, ndërsa depozitat në cash përbënin 17% të saj. Pjesa e mbetur e rezervës është e investuar në ar dhe në të drejta tërheqjeje (SDR) pranë Fondit Monetar Ndërkombëtar. Rezerva valutore është instrument i rëndësishëm për të amortizuar goditje të mundshme, të lidhura si me deficitin e llogarisë korrente, ashtu edhe me nivelin e lartë të Euroizimit të sektorit financiar në vend.

Duke qenë një ekonomi me pozicion tregtar negativ, sidomos në mallra, Shqipëria është e ekspozuar ndaj situatave kur sigurimi i valutës së nevojshme mund të jetë i vështirë. Një nga kriteret kryesore në përcaktimin e vlerës minimale të nevojshme të rezervës valutore është arritja e një vlerë të mjaftueshme për të mbuluar të paktën katër muaj importe.

Sipas statistikave të tregtisë së jashtme, rezerva valutore e vendit mbulonte më shumë se tetë muaj importe, bazuar në vlerën e tyre mesatare për tremujorin e parë të këtij viti. Gjithashtu, rezerva valutore mund të shërbejë si instrument për të mbështetur me likuiditet në valutë sektorin financiar apo për të stabilizuar goditje në kursin e këmbimit valutor.

Rritja e rezervës valutore realizohet kryesisht nëpërmjet blerjeve të valutës në tregun e brendshëm valutor. Kalendari i ndërhyrjeve parashikon që shuma e synuar për tu blerë nëpërmjet ankandeve për vitin 2024 do të jetë në intervalin mes 250 milionë eurove dhe 330 milionë eurove. Banka e Shqipërisë ka parashikuar gjithsej 20 ankande të blerjes së valutës, që do të zhvillohen mes muajve shkurt dhe dhjetor.

Gjysma e ankandeve do të jenë në variantin spot (me blerje ditën e ankandit), ndërsa gjysma do të jenë të llojit forward njëmujor (me blerje pas një muaji, sipas kursit të fiksuar në datën e ankandit). Banka e Shqipërisë në tre vitet e fundit ka aplikuar ankandet e llojit forward, si një përpjekje për të nxitur përdorimin e këtyre marrëveshjeve edhe në transaksionet ndërbankare dhe mes subjekteve private.

Vitin e kaluar, Banka e Shqipërisë bleu afërsisht 249 milionë euro në ankandet për planifikuara për nevojat e rezervës valutore vitin e kaluar. Sipas të dhënave zyrtare të raportuara nga banka qendrore, sasia e valutës së blerë është rritur me 75% krahasuar me një vit më parë. Ndërkohë, përveç blerjeve të realizuara në ankandet e planifikuara, Banka e Shqipërisë vitin e kaluar ka kryer dy ndërhyrje në treg nëpërmjet blerjeve të drejtpërdrejta, me qëllim për të parandaluar çrregullimet në kursin e këmbimit valutor.

Banka e Shqipërisë bleu përkatësisht pesë milionë euro në datë 9 qershor dhe 12.1 milionë euro më datë 20 korrik, ditë kur euro pati prekur nivelin minimal historik në kursin e këmbimit me Lekun. Duke përfshirë edhe blerjet që patën qëllim të frenonin rënien e mëtejshme të kursit, Banka e Shqipërisë bleu gjithsej 269.8 milionë euro gjatë vitit 2023. Sipas projeksioneve të Qeverisë në relacionin e projektbuxhetit 2024, gjatë tre viteve të ardhshme rezerva valutore pritet të rritet me më shumë se 25% dhe të arrijë në pothuajse 7.2 miliardë euro./Monitor./lexo.al

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img