16.8 C
Sterling Heights
18/05/2024, 8:13
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Menaxhimi i financave publike, prezantohet strategjia nga ministri i Financave Ervin Mete

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaLajmeMenaxhimi i financave publike, prezantohet strategjia nga ministri i Financave Ervin Mete

Nën praninë e ambasadorit të BE-së dhe përfaqësuesit të Bankës Botërore është prezantuar strategjia për menaxhimin e financave publike deri në 2030-ën.

Ministri i Financave shprehu se forcimi i buxhetit do të fokusohet në disa drejtime duke filluar nga shtimi i monitorimit, tek përmirësimi i sistemeve tatimore e doganore dhe deri tek rritja e auditimeve për mënyrën e shpenzimit.

“Ka vijuar performanca e mirë e të ardhurave edhe në muajt e parë të vitit 2024, përgjatë të cilit projektojmë të arrijmë në mbi 28% të PBB-së sa i përket mbledhjes së të ardhurave. Gjithashtu, vitin e kaluar u shënua niveli më i ulët i detyrimeve të prapambetura prej rreth 1% në raport me shpenzimet, që nga momenti i nisjes së monitorimeve në vitin 2016, kjo edhe në kuadër të reformave të ndërmarra në zbatim të Strategjisë së Menaxhimit të Financave Publike”.

Ambasadori i BE-së shprehu gatishmërinë dhe mbështetjen e pakushtëzuar në këtë proces themelor për integrimin e Shqipërisë drejt Unionit evropian.

“Menaxhimi i financave publike është në thelb të procesit të integrimit evropian sepse prek shumë kapituj, që për ne konsiderohen si thelbësore duke filluar nga reforma në administratën publike deri tek prokurimet publike dhe te parametrat makroekonomikë. Kjo në vetvete tregon edhe sa e rëndësishme është një strategji e qartë e menaxhimit të financave publike për qeverisjen e mirën në vend si dhe për funksionimin e demokracisë.”
Në strategjinë e saj, ndër të tjera, qeveria ka në plan implementimin e taksës së pasurisë duke filluar nga viti 2026, sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet si dhe rishikimin e plotë financiar të angazhimeve që ka marrë në kuadër të koncesioneve dhe partneriteteve publik privat./lexo.al

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img