15.6 C
Sterling Heights
20/05/2024, 11:54
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Pse Shqipëria po tërheq anglezët? Gazetarja britanike në kërkim të “sekretit të fundit” turistik të Evropës: E emocionuar që po dëshmoj gjithçka me sytë e mi

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaLajmePse Shqipëria po tërheq anglezët? Gazetarja britanike në kërkim të “sekretit të...

Gazetarja Marianna Hunt
Shqipëria dhe bregu jonian nuk janë më të panjohur për të huajt. Mediat që shkruajnë vazhdimisht për destinacionet ekzotike europiane e rendisin Shqipërinë tek më interesantet.

Tashmë gazetarët e huaj vijnë për të zbuluar se ccfarë e bën këtë vend kaq tërheqës dhe për të vlerësuar raportin mes çmimeve të lira që reklamohen dhe cilësisë së shërbimeve natyrisht.

Marianna Hunt, gazetare që shkruan shpesh bën shkrime për udhëtimet dhe financat ka ardhur në vendin tonë e tërhequr nga buja e madhe. Në kërkim të destinacioneve që duhen vlerësuar ne e gjetëm në një prej stacioneve të saj shqiptare në një lundrim rreth ishullit të Sazanit dhe gadishullin e Karaburunit.

“Jam një gazetare dhe do të shkruaj një artikull te The Times për Shqiperinë me fokus bregun jonian. Shqipëria është një vend qe po tërheq shumë britanikë dhe kjo është arsyeja pse kam ardhur personalisht, të vizitoj jo vetem vendet turistike por dhe ato me interes historik. Mendoj se ky ishull është pjese e pasurisë së Shqipërisë dhe për më tepër përcjell një histori të vecantë, të trishtë por të vecantë”- u shpreh Marianna Hunt.

James Foote një tjetër i ri nga Anglia vjen për herë të parë në shqipëri me kureshtjen e një të njeriu që shkel në një tokë të panjohur për të.

“Jam James dhe vij këtu si një turist, nuk kam dëgjuar shumë për Shqipërinë para se ta vizitoja. E kam shijuar shumë si vend, ne kemi ardhur për hiking dhe natyra është magjepsëse. Mendoj se do të kthehet në një destinacion turistik shumë të preferuar në Angli. Do të rikthem në Shqipëri dhe dua të vizitojë veriun e vendit, kam degjuar se malet janë fantastike këtu. Do sigurohem që tu tregoj njerezve të mi për Shqipërinë dhe mbresat që më ka lënë”– u shpreh turisti.

Sa më shumë mediat e huaja shkruajnë për shqipërinë aq më tepër sfida i hapen edhe turizmit shqiptar pasi turistët kërkojnë standarte të larta pavarësisht çmimeve në mënyrë që këto konstatime mos mbeten vetëm në fjalë të bukura por dhe vlerësime që mbeten me shkrim.

“Shpresoj që njerezit te cilet vijnë këtu të mësojnë rreth kësaj historie dhe të kuptojnë se Shqipëria është një vend kaq unik më shumë për të ofruar. Është hera e parë që po dëgjoj rreth këtij ishulli dhe jam e emocionuar që do dëshmoj me sytë e mi gjithçka”- shtoi gazetarja.

“Sapo kemi ngrënë ushqim këtu në bregdet dhe ishte mrekulli, më kishin folur për mikpritjen Shqiptare dhe cdo person që kam takuar ka qenë shumë i sjellshëm, gjithashtu na kanë treguar shumë histori të vecanta për vendin dhe kam mësuar shumë për historinë ketu”- theksoi turisti./lexo.al

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img