27.4 C
Sterling Heights
12/09/2024, 19:42
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Shëngjini, destinacioni i preferuar i shqiptarëve të Kosovës

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAstrologjiShëngjini, destinacioni i preferuar i shqiptarëve të Kosovës

Bregdeti i Shëngjinit është kthyer në destinacionin më të pleqër të mijërave shqiptarëve të Kosovës por edhe turistëve të huaj.

Gjatë muajit gusht numri i pushuesve në Shëngjin ka njohur rritje të konsiderueshme. E gjithë vija bregdetare nga Rana e Hedhur deri në Kune është e populluar, ku dominojnë si çdo vit shqiptaret e Kosovës.

Përveç ujit të kristaltë dhe rërës kurative, pushuesit vlerësojnë cilësinë e shërbimeve në Shëngjin, ndaj dhe janë frekuentues të rregullt të kësaj zone turistike.

‘Po vlojnë njerëzit, kanë ardhur!’- u shpreh një turist.

‘Që katër ditë jam këtu, mirë shumë. Uji shumë mirë. Nuk është shtrenjtë që po thonë! Çadra është 10 euro.’- tha një turist.

‘Më pëlqen këtu banoj, kam banesën këtu.’- u shpreh një turist tjetër.

Hotelet po punojnë me kapacitet të plotë dhe i gjithë muaji gusht është i pronotuar thonë operatoret turistik në Shëngjin.

Me një vije bregdetare 26 km bregdeti i Lezhës është një nga qendrat më të vizituara të bregdetit të Adriatikut, ndërsa objektivi i pushtetit vendor dhe biznesit vendas është zgjatja sa më shumë e sezonit turistik./lexo.al

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img