-9.8 C
Sterling Heights
18/01/2026, 11:25
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Të gjithë në këmbë, Barcelona apo Reali në finale?

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaSportiTë gjithë në këmbë, Barcelona apo Reali në finale?

Dy rivalët e përbetuar të futbollit spanjoll dhe botëror do të përballen në ndeshjen e dytë gjysmëfinale në Kupën e Mbretit.

Katalunasit janë nikoqir të Real Madridit në stadiumin “Camp Nou” me fillim nga ora 21:00.

Ekipi që drejtohet nga trajneri Çavi Hernandez ka avantazhin nga ndeshja e parë të cilën e fituan 0:1 në stadiumin “Santiago Bernabeu” në kryeqendrën spanjolle, në Madrid.

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti dhe disa futbollistë tjerë të ekipit madrilen janë shprehur optimist se do ta “rrëzojnë” Barcelonën nga Kupa e Mbretit.

Në anën tjetër, Xavi Hernandez në konferencë për media ka vlerësuar “mbretërit” se janë skuadër që dinë të përmbysin rezultate.

Ndryshe, fituesi i kësaj ndeshje do të luan në finale të Kupës së Mbretit me Osasunën që mbrëmë e eliminoi Atletik Bilbaon.

/BotaSot/

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img