Aleksander Ceferin foli kundër Superligës Europiane në Kongresin numër 47 të UEFA-s, që po zhvillohet në Lisbonë të Portugalisë.
Përpara marrjes së mandatit të dytë të plotë (nuk ka kundërshtarë në garën e sotme), slloveni deklaroi: “Ka klube që po e menaxhojnë veten në mënyrë të pamatur. Ne mbështetemi në meritat sportive.
Nuk ka vend për kartele në futbollin europian.
“Ata që promovuan këtë projekt thonë se duan të shpëtojnë futbollin.
Superliga është kthyer si personazhi i Kësulëkuqes: një ujk me veshjen e një gjysheje.
Me kë po tentojnë të tallen? Ata janë kartele mbi meritokracinë dhe demokracinë.
Janë paratë mbi trofetë. Ligat kombëtare duhet të vazhdojnë të jenë gurët e themelit të futbollit.
Ne kemi nevojë për mbështetjen e të gjithëve për të mbrojtur modelin”, theksoi Ceferin.
/BotaSot/


