13.9 C
Sterling Heights
28/12/2025, 21:40
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Iftari i përbashkët tradicional i Myftinisë dhe Komunës së Zhelinës me nëpunësit fetarë dhe mutevelinjtë e xhamive

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetIftari i përbashkët tradicional i Myftinisë dhe Komunës së Zhelinës me nëpunësit...

Më 04.03.2023 (e martë), në kuadër të aktiviteteve të Myftinisë dhe Komunës së Zhelinës, në Restorantin Xhimelos, u organizua iftar i përbashkët për imamët, mualimët, myezinët dhe mutevelinjtë e xhamive të Komunës së Zhelinës.
Në këtë manifestim të pranishëm ishin: Myftiu i Tetovës, Prof. Dr. Qani ef. Nesimi, me bashkëpunëtorët e tij, Kryetari i Komunës së Zhelinës, z. Blerim Sejdiu, me përfaqësuesit e Komunës, hoxhallarët dhe mutevelinjtë e Xhamive të Zhelinës.
Ndërkaq në këtë manifestim fjalë përshëndetëse kishte kryetari i Komunës së Zhelinës dhe Myftiu i Tetovës, i cili i përshëndeti të gjithë të pranishmit dhe ua bëri përhajr Muajin e Ramazanit, duke lutur Allahun Fuqiplotë që t’ua bëjë kabull të gjitha lutjet dhe agjërimet.
Ndërsa duanë e ushqimit e bëri imami i Xhamisë Qendrore të fshatit Zhelinë, hfz. Ekrem ef. Hasani.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img