20.2 C
Sterling Heights
17/06/2026, 18:35
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

250 Vjet Amerikë: Ambasada e SHBA në Tiranë feston lirinë dhe miqësinë shqiptaro-amerikane

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitet250 Vjet Amerikë: Ambasada e SHBA në Tiranë feston lirinë dhe miqësinë...

Në një ceremoni të veçantë të organizuar në Tiranë, Ambasada e Shteteve të Bashkuara shënoi 250-vjetorin e Pavarësisë së Amerikës, duke sjellë në vëmendje historinë, vlerat dhe partneritetin e fortë që lidh SHBA-në me Shqipërinë.

E Ngarkuara me Punë e Ambasadës Amerikane, Nancy VanHorn, e cilësoi këtë përvjetor si një moment historik që simbolizon idealet mbi të cilat u themelua shteti amerikan: lirinë, barazinë dhe të drejtën e individit për të ndjekur lumturinë. Sipas saj, këto parime kanë shërbyer si frymëzim jo vetëm për qytetarët amerikanë, por edhe për popuj të tjerë që kanë luftuar për demokraci dhe të drejta themelore.

Në fjalën e saj, VanHorn vlerësoi transformimin e Shqipërisë gjatë dekadave të fundit, duke theksuar rrugëtimin e vendit nga izolimi komunist drejt demokracisë dhe integrimit në institucionet euroatlantike. Ajo e përshkroi këtë proces si një dëshmi të vendosmërisë dhe aspiratave të popullit shqiptar për liri dhe zhvillim.

Një pjesë e rëndësishme e ceremonisë iu kushtua kujtimit të Loni Adamit dhe Kol Kuqalit, dy punonjësve shqiptarë të Ambasadës Amerikane që humbën jetën gjatë regjimit komunist pasi refuzuan të jepnin deklarime të rreme kundër Shteteve të Bashkuara. Diplomatja amerikane vlerësoi sakrificën e tyre dhe përmendi takimet e fundit me familjarët e tyre, duke e cilësuar historinë e këtyre familjeve si një simbol të qëndrueshmërisë dhe besimit te liria.

VanHorn nënvizoi gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve në fusha të ndryshme, përfshirë sigurinë, ekonominë, arsimin dhe forcimin e institucioneve demokratike. Ajo falënderoi të gjithë ata që kontribuojnë në këtë partneritet, nga forcat e sigurisë dhe emergjencave, te mësuesit, sipërmarrësit, gazetarët dhe drejtuesit e komuniteteve.

Në përmbyllje të aktivitetit, diplomatja amerikane shprehu besimin se marrëdhëniet shqiptaro-amerikane do të vazhdojnë të forcohen edhe në të ardhmen, duke ngritur një dolli për 250-vjetorin e Shteteve të Bashkuara dhe për miqësinë e qëndrueshme mes dy kombeve.

“Më 4 Korrik 1776, një grup vizionarësh amerikanë i deklaruan botës se të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë, me të drejtën për jetë, liri dhe kërkimin e lumturisë. Për 250 vjet, këto ideale kanë frymëzuar jo vetëm amerikanët, por edhe popujt që kanë aspiruar të jetojnë të lirë. Shqiptarët e njohin mirë dëshirën për liri. Udhëtimi i këtij vendi nga shtypja drejt demokracisë dhe aleancës perëndimore është një histori frymëzuese, e ndërtuar mbi guximin dhe sakrificën e qytetarëve të tij. Besimi i tyre se një ditë Shqipëria do të ishte e lirë dhe e lidhur me Shtetet e Bashkuara mbetet një frymëzim për të gjithë ne. Lidhja jonë është sot më e fortë se kurrë. Faleminderit për partneritetin tuaj, për mikpritjen legjendare shqiptare dhe përkushtimin ndaj vlerave që ndajmë. Gëzuar 250 vjet liri dhe shumë të tjera që do të pasojnë. Gëzuar ditëlindjen e 250-të të Amerikës dhe Gëzuar Katër Korrikun!”

Foto nga Google Images

Artikulli pregatitur nga ACTVUSA

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img