16.4 C
Sterling Heights
01/11/2026, 18:29
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Aksident tragjik ajror në Florida, rrëzohet një avion privat me 9 veta

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetAksident tragjik ajror në Florida, rrëzohet një avion privat me 9 veta

Një avion privat i tipit Learjet 60 është rrëzuar të dielën në zonën e Greenacres, në kontenë Palm Beach, Florida, duke shkaktuar një shpërthim të fuqishëm dhe zjarr masiv.

Sipas Administratës Federale të Aviacionit (FAA), në bord ndodheshin nëntë persona. Avioni ishte nisur nga Austin, Teksas, dhe kishte si destinacion North Eleuthera, në Bahamas. Ai u rrëzua rreth orës 12:50, pranë Military Trail dhe 10th Avenue North.

Sipas raportimeve të fundit, sekretari amerikan i Transportit, Sean Duffy, ka konfirmuar se të nëntë personat që ndodheshin në bord kanë humbur jetën. Identitetet e viktimave ende nuk janë bërë publike.

Autoritetet kanë mbyllur rrugët përreth zonës, ndërsa FAA dhe Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit (NTSB) kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

Foto nga Google Images

Artikulli përgatitur nga ACTVUSA

 

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img