Më shumë se 53 milionë amerikanë kanë hedhur votën e tyre përpara zgjedhjeve të mesmandatit në Shtetet e Bashkuara, të cilat do të zhvillohen të Martën, më 3 Nëntor 2026.
Sipas të dhënave të Universitetit të Floridës, përmes Election Lab, votimi i hershëm ka regjistruar një pjesëmarrje të konsiderueshme në të gjithë vendin. Deri të Dielën, 1 Nëntor, ishin regjistruar mbi 53 milionë vota, të hedhura si në qendrat e votimit, ashtu edhe përmes postës.
Ky numër përfaqëson një rritje krahasuar me zgjedhjet e mesmandatit të vitit 2022, kur rreth gjithsej 45.9 milionë amerikanë kishin votuar përpara ditës zyrtare të zgjedhjeve. Pritet qe te Henen kjo shifer te rritet.
Votimi i hershëm u jep qytetarëve mundësinë të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese pa pritur ditën e zgjedhjeve. Në varësi të shtetit ku jetojnë, votuesit mund të paraqiten personalisht në qendrat e posaçme ose të dërgojnë fletën e votimit përmes postës.
Të dhënat tregojnë gjithashtu se interesi për të votuar është i pranishëm në të dyja mënyrat e votimit. Megjithatë, shifrat e votimit të hershëm nuk përcaktojnë rezultatin përfundimtar dhe nuk tregojnë se për cilët kandidatë kanë votuar qytetarët.
Me afrimin e 3 Nëntorit, vëmendja mbetet te pjesëmarrja në ditën zyrtare të zgjedhjeve dhe te mënyra se si votat e qytetarëve do të ndikojnë në përbërjen e ardhshme të Kongresit amerikan.
Foto nga Google Images
Art


