-9.1 C
Sterling Heights
18/01/2026, 21:19
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Guardiola lëshon deklaratën e bujshme

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaSportiGuardiola lëshon deklaratën e bujshme

Trajneri i Mançester Sitit, Pep Guardiola la, thotë se Erling Haland është “gati” të kthehet për ndeshjen e tyre të Premier Ligës sot në Sauthempton.

Sulmuesi humbi fitoren 4-1 të fundjavës së kaluar në shtëpi ndaj Liverpulit për shkak të një dëmtimi në ijë, por 22-vjeçari u kthye në stërvitje në fillim të kësaj jave dhe Guardiola konfirmoi disponueshmërinë e tij për transfertën në “St Mary”. “Erling u stërvit shumë mirë dy ditët e fundit”, tha spanjolli në konferencë.

“Ai do të jetë gati”. Pep tha se ai nuk po mendonte të menaxhonte minutat e norvegjezit përpara ndeshjes së parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Bajernit të Mynihut. “Bajerni është mendimi i fundit. Në mendjen tonë është Sauthemptoni. Premier Liga është çdo ditë, çdo javë.”

Haland ka shënuar 42 gola në 37 ndeshje në të gjitha ndeshjet këtë sezon për Sitin, duke përfshirë gjashtë tripleta, ndërsa norvegjezi kryeson gjithashtu garën e “Këpucës së Artë” të Premier Ligës me 28 gola, gjashtë më shumë se sa Herri Kejni i Totenhemit.

SHKARKIMI – Guardiola këmbënguli se edhe ai nuk është i sigurt nga shkarkimi pasi kërkesat e klubeve të Premier Ligës po bëhen gjithnjë e më të mëdha.

Një rekord prej 12 trajnerësh i është treguar dera në kampionat këtë sezon, pa llogaritur vendimin e Graham Poterit për t’u larguar nga Brajtoni drejt Çelsit dhe Guardiola beson se kultura në Angli ka ndryshuar. “Rezultatet janë të rëndësishme, por nëse plani funksionon”, tha Guardiola.

“Në këtë vend, kur unë isha më i ri e kishin traditë që t’i mbanin trajnerët. Sot me pronarë të ndryshëm dhe me shumë presion dhe me shumë investime… nga njëra anë e kuptoj.

Të gjithë kanë shumë presion. Menaxheri, bordi.

Njerëzit besojnë në ndryshimin e gjërave, sepse besojnë se mund të jenë më mirë. Ndonjëherë funksionon dhe ndonjëherë jo.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img