Nga:Fikret Lulanaj
Forumi shqiptar është një inisiativë e patriotëve dhe dashamirësve të Malësisë kudo që ata ndodhen: Në Malësi, Evropë, Amerikë, Tetovë, Preshevë, Prishtinë, Tiranë. Misioni më i shenjte i Forumit shqiptar është Malesia dhe populli i Saj.
Forumi është konceptuar si një vendtakim i malsorëve nga mbarë bota për të diskutuar dhe perpjekur mbi një spektër të gjerë tematikash që janë jetike për Malesine dhe mbetjen e Saj në spektrin e identitetit kombtar. Forumi është i hapur për të gjithë shqiptaret që të thonë fjalën e tyre për fatet e Malësisë dhe për problemet që Malesia dhe banorët e Saj hasin në avancimin e gjuhës, kulturës, traditës, historisë dhe përparimit të Saj.
MALESIA për shqiptarët nuk duhet të vazhdoje të jetë vetëm një fjalë që tingëllon bukur, por duhet të kthehet në një mënyrë të menduari e të jetuari për Të, sepse më të shtrenjtë se Malësinë nuk kemi.
MALESIA E BASHKUAR NË FORUMIN SHQIPTAR SIGURON SHQIPTARIZMIN E KETYRE TROJEVE


