-19.8 C
Sterling Heights
24/01/2026, 2:29
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

I shoqëruar nga ambasadorja Yuri Kim, Escobar i shkon në zyrë Alibeajt. Ja për çfarë do të flasin

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetI shoqëruar nga ambasadorja Yuri Kim, Escobar i shkon në zyrë Alibeajt....

I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar pasi zhvilloi disa takime dje me krerë të lartë të shtetit shqiptar, presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama, edhe sot zyrtari amerikan ka një axhendë të ngjeshur.

Escobar po zhvillon sot një takim me kreun e komanduar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, i shoqëruar nga ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim.

Gazetari Osman Stafa raportoi në një lidhje live për News24 se Alibeaj shoqërohet nga deputeti Gazmend Bardhi Kreshnik Collaku dhe Orjola Pampuri. Po ashtu raportohet se një ndër temat që do të flasin do të jetë situata politike në vend dhe zgjedhjet e 14 majit.

Ndërkohë Escobar do të takohet dhe me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Kujtojmë se në qendër të vëmendjes në këtë periudhë janë zgjedhjet e 14 majit.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img