-19.8 C
Sterling Heights
24/01/2026, 2:29
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

“Rama përgjegjës kryesor”, largimi i të rinjve me gomone drejt Britanisë, Meta: Tronditëse, 42% e aplikimeve për azil janë bërë nga vetë të miturit

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitet“Rama përgjegjës kryesor”, largimi i të rinjve me gomone drejt Britanisë, Meta:...

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, shpreh shqetësim për numrin e lartë të aplikantëve shqiptarë për azil në Britaninë e Madhe.

Meta, referuar të dhënave nga Zyra e Statistikave të Emigracionit në Mbretërinë e Bashkuar, thotë se tronditës është fakti se rreth 42% e aplikimeve janë bërë nga vetë të miturit si aplikantë kryesorë, ndërsa 13.7 % e kërkesave janë bërë nga fëmijë më pak se 18 vjeç.

Meta bën përgjegjës Edi Ramën dhe keqqeverisjen e tij, ndërsa thotë se më 14 maj është dita për ta ndëshkuar me votë këtë të fundit.

 

Reagimi i plotë:

 

Numri i aplikimeve për azil në Britaninë e Madhe nga shtetasit shqiptarë shënoi nivel rekord për vitin 2022! Të dhënat më të fundit të publikuara nga Zyra e Statistikave të Emigracionit në Mbretërinë e Bashkuar tregojnë se rreth 16 mijë shqiptarë kërkuan azil në Britani dhe se 72% e tyre ishin më pak se 29 vjeç. Tronditës është fakti se rreth 42% e aplikimeve janë bërë nga vetë të miturit si aplikantë kryesorë, ndërsa 13.7 % e kërkesave janë bërë nga fëmijë më pak se 18 vjeç. Të rinjtë shqiptarë ikin nga Shqipëria, si nga asnjë vend tjetër i rajonit, për shkak të qeverisjes së korruptuar 10 vjeçare të Edi Ramës, që i ka detyruar t’u hipin gomoneve të shpresës, duke rrezikuar edhe jetën e tyre. Përgjegjësia e shpopullimit të Shqipërisë është e Ramës, ndaj largimi i tij është domosdoshmëri për shpëtimin e vendit!

Më 14 Maj është dita për të ndëshkuar me votë përgjegjësin kryesor të shpopullimit!

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img