-18.5 C
Sterling Heights
23/01/2026, 23:09
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Ikën ‘Aleat’/ Kush është drejtoresha që ka në dorë pasaportat dhe kartat e identitetit të shqiptarëve (Çfarë do të ndodhë me tarifat)

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaShqiperiaIkën ‘Aleat’/ Kush është drejtoresha që ka në dorë pasaportat dhe...

Loina Prifti ështe drejtuesja e re e cila do të jetë në krye të institucionit që do të prodhojë pasaportat biometrike dhe kartat e identitetit. Ky institucion nuk do të njihet më me emrin “Aleat”, por “IdentiTek”, dhe pritet të nisë punën nga data 1 Gusht.

Datë kur firmës private “Aleat” i përfundon kontrata për prodhimin e dokumenteve biometrike me shtetin shqiptar, të lidhur që në vitin 2008.

Një nga ndryshimet që kjo agjenci do të realizojë sapo të kthehet nën administrimin shtetëror do të jetë ulja e tarifave si për kartat e identitetit dhe pasaportat, por akoma nuk janë përcaktuar pasi janë në diskutim e sipër.

Sa i takon logjistikës dhe infrastrukturës mësohet se “IdentiTek” do të mbajë të njëjtat që ka pasur deri më sot “Aleat” përfshirë edhe bashkëpunimin me kompaninë mëmë franceze.

Loina Prifti prej vitesh jeton dhe punon në Gjermani ku ka marrë edhe shtetësi gjermane. 35-vjeçarja aktualisht punon në Katedrën e Informacioneve në Universitetin Teknik të Mynihut dhe merret me inteligjencën artificiale.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img