-8.9 C
Sterling Heights
19/01/2026, 5:19
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Kosova synon të bëjë historinë ndaj Polonisë

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaSportiKosova synon të bëjë historinë ndaj Polonisë

Kombëtarja e Kosovës e femrave në hendboll do ta luajë sot ndeshjen e kthimit ndaj Polonisë, në kuadër të fazës së dytë kualifikuese drejt Kampionatit Botëror të këtij viti.

Vashat kosovare dhe ato polake përballen sot në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë me fillim nga ora 20:15.

Ndeshja e parë, që u zhvillua në Bielsko-Biala, përfundoi me fitore të vashave të Polonisë, të cilat mposhtën “Dardanet” me shifrat 36:22.

Hendbollistet tona janë optimiste për paraqitje të denjë, ndërsa kanë premtuar luftë sportive nga fillimi e deri në fund për të prezantuar sa më mirë ngjyrat e shtetit.

Të kujtojmë që në fazën e parë kualifikuese, Kosova e eliminoi Kombëtaren e Ishujve Faroe, për suksesin historik.

20:15 Kosova – Polonia (Pallati i Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë)

/BotaSot/

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img