-20.7 C
Sterling Heights
24/01/2026, 4:10
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Protesta e Bërxullës diskutohet në Kuvend, deputetja: Është e papranueshme që prej 7 muajsh qeveria ka injoruar…

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetProtesta e Bërxullës diskutohet në Kuvend, deputetja: Është e papranueshme që prej...

Deputetja e PD për Krujën, Andia Ulliri ka hapur sot në kuvend çështjen e protestës së banorëve të Bërxullës, ku është ndërprerë menjëherë nga kryetarja e kuvendit, Lindiat Nikolla.

Nikolla u shpreh se tema e protestës së Bërxullës është jashtë jashtë rendit të përcaktuar të ditës.

Andia Ulliri: 140 deputet nuk kanë folur ende për këtë çështje, është e papranueshme që prej 7 muajësh kuvendi ka devijuar këtë temë duke u sjellur sikur nuk ka ekzistuar.

Lindita Nikolla: Kjo çështje është jashtë rendit të ditës, të lutem përfundoje. Duhet ti përmbahemi rendit të caktuar të ditës.

Kujtojmë se banorët e Bërxullës kanë protestuar sërish ditën e sotme pranë ambienteve të Kadastrës, pas skadimit të ultimatumit 24 orës që i dhanë kryetares së këtij institucioni Dallëndyshe Bici.

Banorët kundërshtojnë projektin e rrugës Thumanë Kashar, që pritet të shembë 22 banesa në zonë, dhe të dëmtojë dhjetëra hektarë tokë.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img