-20.7 C
Sterling Heights
24/01/2026, 4:10
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Raporti vjetor/ Olsian Çela ngre shqetësimin për vakancat në Prokurori: Arrijnë në 42 %! Harta e re gjyqësore, e domosdoshme!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetRaporti vjetor/ Olsian Çela ngre shqetësimin për vakancat në Prokurori: Arrijnë në...

Kryeprokurori Olsian Çela ka prezantuar raportin vjetor përpara KLP. Gjatë fjalës së tij ai theksoi se vakancat e prokurorë arrijnë në rreth 42 %.“Kujdes i është kushtuar rritjes së eficençës. Bashkëpunimi ynë ka vijuar edhe me autoritete të huaja”, tha ai.

Më tej kryeprokurori Çela tha; “Në kuadrin e hartë së re gjyqësorë Prokuroria e Përgjithshme është angazhuar dhe ka dhënë kontributin e saj. Veçoj rritjen e eficençën së punës në çdo prokurori.

Pjesë nga fjala e kryeprokurorit Olsian Çela:

 

Vitin e kaluar vijoi krijimi i vakancave të përkohshme dhe të përhershme deri në 42 % të prokurorëve për shkak të rivlerësimit kalimtar. Ndërkohë, situatën e rënduar, prokurorët dhe strukturat administrative e mbështetëse në prokurori vazhduan përpjekjet për të përballuar këtë gjendje kalimtare.

 

Përgjatë vitit 2022 është kryer mjaft punë për arritjen e një sërë objektivash në fokusin e veprimtarisë së Prokurorisë së Përgjithshme. Do të evidentoja këtu masat administrative dhe procedurale institucionale, siç janë miratimi i udhëzimeve të përgjithshme dhe planeve të veprimit për të vijuar unifikimin e veprimtarisë së prokurorive me juridiksion të përgjithshëm dhe mbikëqyrja e zbatimit tyre, për rritjen e eficensës dhe efektivitetit në veprimtarinë e sistemit të prokurorisë bazuar në një kuadër normativ të unifikuar dhe sa më të konsoliduar në veprimtarinë institucionale. Kujdes i veçantë i është kushtuar vijimit të zbatimit të akteve të përbashkëta me disa institucione e agjenci ligjzbatuese ndërvepruese dhe miratimit të marrëveshjeve të reja për të rritur kapacitetet institucionale e profesionale dhe eficencën e bashkëpunimit ndërinstitucional, ku veçojmë:

 

– Masat e marra për ndjekjen e rekomandimeve të rezolutës së Kuvendit të Shqipërisë  nëpërmjet hartimit të planit të veprimit për ndjekjen e rekomandimeve të rezolutës dhe mbikëqyrja e zbatimit të tij, me efekte në përmirësimin e mbarëvajtjes së punës në administratën e prokurorive të shkallës së parë dhe të apelit, me qëllim sigurimin e rritjes së performancës dhe efikasitetit në organizimin, drejtimin dhe mbikëqyrjen e punës në çdo prokurori, forcimin e kapaciteteve profesionale nëpërmjet përgatitjes së manualit për pastrimin e parave dhe rikuperimin e aseteve në bashkëpunim me projektin Eu4Focal (FIIAPP-Spanjoll), nëpërmjet trajnimit vazhdues të prokurorëve dhe oficerëve të policisë gjyqësore në Shkollën e Magjistraturës si dhe trajnimeve të organizuara në bashkërendim me misionet ndërkombëtare që asistojnë prokurorinë përfshi dhe policinë gjyqësore.

 

Ndërkohë, kujdes i veçantë i është kushtuar rritjes së eficencës së bashkëpunimit dhe koordinimit ndërinstitucional në nivel qendror e vendor, me miratimin dhe zbatimin e akteve të përbashkëta me disa institucione të përfshira në marrëveshje dhe memorandume bashkëpunimi. Ka vijuar  bashkëpunimi me autoritetet gjyqësore të huaja nëpërmjet zyrës të prokurorit ndërlidhës në Eurojust. Vlen të theksohen nënshkrimi i marrëveshjes së punës dy palëshe me Zyrën e Prokurorit Europian në Luksemburg si dhe i memorandumit të mirëkuptimit me Shoqatën Ibero-Amerikane e Prokurorëve Publikë (AIAMP), aktivitete që evidentojnë tregues në rritje të bashkëpunimit si brenda vendit ashtu edhe me partnerët ndërkombëtarë e autoritetet gjyqësore të huaja në fushën penale. Këto kanë ndikuar në rritjen e besimit tek institucioni i prokurorisë nga partnerët tanë në marrëdhëniet juridiksionale me jashtë.

 

 

– Masat e marra për ndjekjen e rekomandimeve prioritare të Këshillit të Ministrave “Për luftën kundër kriminalitetit për vitin 2022” nëpërmjet, miratimit dhe zbatimit të udhëzimit të përgjithshëm  ashtu dhe miratimit të planit të veprimit, masa këto me efekte orientimi të politikave institucionale, për ndjekjen e unifikuar të rekomandimeve prioritare të KM, nëpërmjet masave administrative dhe procedurale të përcaktuara për drejtuesit e prokurorive, për riorganizimin e brendshëm dhe forcimin e kapaciteteve institucionale dhe profesionale prioritare të rekomanduara, si dhe për koordinim dhe monitorim në vazhdimësi të ecurisë së tyre, për garantimin e pavarësisë së

 

angazhuar dhe ka kontribuar në fazën përgatitore të hartës së re gjyqësore, si një nevojë e domosdoshme në kushtet aktuale të gjendjes së shkaktuar nga vakancat në sistemin e prokurorisë, për të mundësuar rritjen e kapaciteteve institucionale dhe profesionale në prokurori, si dhe për të mundësuar rritjen e kapaciteteve akomoduese me ambiente pune për prokurorët, oficerët e policisë gjyqësore të seksioneve, administratën dhe shërbimet mbështetëse, si dhe përdorimin me efektivitet të fondeve buxhetore për përmirësimin e infrastrukturës. Ndërkohë, me miratimin e hartës së re gjyqësore u miratua udhëzimi i përgjithshëm “Për masat administrative dhe procedurale për zbatimin e hartës së re gjyqësore në prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë dhe gjykatës së apelit të juridiksionit të përgjithshëm”. Ky udhëzim i përgjithshëm ka unifikuar masat administrative dhe procedurale që duhen marrë fillimisht nga prokuroritë pranë gjykatave të apelit, me efekte zbatimi më datë 1 shkurt 2023, dhe në vijim nga prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshëm, me efekte zbatimi më 1 maj 2023, për administrimin e tyre pranë prokurorive që i përfshijnë brenda kompetencave tokësore sipas hartës së re gjyqësore, si dhe për të garantuar respektimin e të drejtave dhe lirive të personave nën hetim, të pandehurve e viktimave në procesin penal, dhe ruajtjen e sekretit të hetimeve apo ndalimin e publikimit të akteve procedurale penale, në zbatim të parimit të ligjshmërisë dhe sigurimin e vazhdimësisë të shërbimeve për publikun në prokurori, sipas afateve të përcaktuara, për të mundësuar funksionalitetin e secilës prokurori.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img