
Kandidati i Koalicionit “Bashkë Fitojmë”, për bashkinë e Vlorës, Hysni Shara ka zhvilluar sot një takim me organizatat aktive mjedisore në qytet dhe aktivistë të shoqërisë civile. Gjatë fjalës së tij, zoti Sharra nënvizoi se mjedisi nuk mund të shihet si i shkëputur nga shtylla kryesore e zhvillimit të qytetit, që është turizmi. “Mjedisi nuk mund të shihet si i shkëputur nga shtylla kryesore e zhvillimit të qytetit, që është turizmi. Ndaj vizioni ynë qeverisës, ka në fokus zhvillimin e qëndrueshëm të mjedisit. Në takimin me organizatat aktive mjedisore në qytet dhe aktivistë të shoqërisë civile, ndamë ide, konsultuam projekte dhe hodhëm bazat e një raporti të shëndetshëm mes palëve, që i shërben qytetit, mjedisit dhe zhvillimit të qytetit në përgjithësi”-shkrua kandidati Sharra pas takimit.


