-20.7 C
Sterling Heights
24/01/2026, 6:00
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Hysni Sharra: Vlorës do t’i kthejmë dinjitetin dhe dinjiteti i saj fillon me Sheshin e Flamurit!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetHysni Sharra: Vlorës do t’i kthejmë dinjitetin dhe dinjiteti i saj fillon...

Kandidati i opozitës për Vlorën, Hysni Sharra, tha se këtij qyteti do i kthehet dinjiteti pas 14 majit me fitoren e Partisë Demokratike.

“Unë jam Hysni Sharra, jam i zgjedhur nga një proces model siç ishte ai i primareve.

Jam i lindur dhe rritur në Vlorë dhe ndryshe nga të deleguarit, i njoh mirë problemet. Ndaj përparësia ime do jetë turizmi dhe infrastruktura.

Furnizimi me ujë do jetë primar. Më vjen turp që përballë qytetarëve të dalim me propozime që do keni ujë të pijshëm.

Vlora për të majtët mbaron te tuneli. Terminali i autobusëve do jetë prioritet i imi.

Në takimet me qytetarët e kupton se varfëria ekstreme është ulur këmbëkryq në një vend të bekuar nga perëndia.

Gjeja e parë që do bëjmë me Vlorën do jetë rikthimi i dinjitetit dhe dinjiteti fillon me Sheshin e Flamurit.

Vlorës do i dalim zot, Shqipërisë do i dalim zot,” tha Sharra.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img