-19.8 C
Sterling Heights
24/01/2026, 10:05
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Apeli i GJKKO lë në fuqi konfiskimin e pronave të Ylli Ndroqit, pavarësisht padisë në Arbitrazhin Ndërkombëtar

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetApeli i GJKKO lë në fuqi konfiskimin e pronave të Ylli Ndroqit,...

 

Pronari i Ora News Ylli Ndroqi, duke folur gjate ceremonise se 5 vjetorit te emisionit “Tonight Ilva Tare” i cili transmetohet ne Ora News./r/n/r/nPresident of Ora News Ylli Ndroqi, speaks during the ceremony of the 5 years of “Tonight Ilva Tare” show at Ora News TV.

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë, për sekuestrimin e shumicës së pronave të biznesmenit Ylli Ndroqi, pavarësisht pretendimeve nga ana e tij, dhe padisë ndaj shtetit shqiptar në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit.

 

Njoftimi i Apelit të GJKKO:

 

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Dhimitër Lara (kryesues), Nertina Kosova (anëtare) dhe Daniela Shirka (anëtare), sot më datë 20.04.2023, shpalli vendimin lidhur me çështjen e regjistruar me nr. 32 akti, datë 02.02.2023 regjistrimi, mbi ankimin e paraqitur nga ankuesit Y.N., M.N., shoqëria “… sh.a.”, kundër vendimit nr. 17, datë 03.11.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, që ka disponuar me konfiskimin e disa pasurive.

Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:

 

– Lënien në fuqi të vendimit nr. 17, datë 03.11.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

 

Në 3 nëntor të vitit të kaluar, Gjykata e Posaccme vendosni konfiskimin e pjesës më të madhe të pasurive të zotëruara nga Ylli Ndroqi, të sekuestrua në vitet 2020 dhe 2021 si të dyshuara se janë produkt i veprimtarisë kriminale.

 

Mes pasurive të konfiskuara që do t’i kalojnë shtetit janë edhe shoqëria “Ora”, që përfaqëson televizionin “Ora News” dhe 30% e kuotave të shoqërisë “Channel One”.

 

Në listën e gjatë të pasurive të konfiskuara janë pjesët takuese të Ylli Ndroqit në 11 shoqëri tregtare; katër troje, katër njësi shërbimi; katër automjete luksoze; një garazh, një sipërfaqe tokë arë dhe një sipërfaqe pyll.

 

Në vendimin e shkurtuar të gjykatës thuhej se konfiskimi është kryer bazuar në ligjin e vitit 2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafikimit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i njohur ndryshe si ligji “Antimafia”.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img