-12.3 C
Sterling Heights
19/01/2026, 21:07
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Kërcënohet me jetë arbitri gjerman

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaSportiKërcënohet me jetë arbitri gjerman

Frikë dhe ankth.

Gjyqtari Sascha Stegemann nuk mund të lërë pas gabimin e bërë në ndeshjen ndërmjet Bochum dhe Borussia Dortmund, kur në rezultatin 1:1 (që do të ishte edhe rezultati përfundimtar), ai nuk ka fishkëllyer një penallti në favor të verdhezinjve.

Për pasojë, BVB humbi vendin e parë në Bundesliga.

Kryesori i ndeshjes e pranoi gabimin (në Gjermani gjyqtarët mund të flasin publikisht), por nuk mjafton për të shmangur ofendimet dhe kërcënimet me vdekje për atë dhe familjen e tij.

Stegemann u shfaq në emisionin televiziv “Doppelpass” në “Sport1”, i shoqëruar nga disa oficerë policie, që u ulën mes audiencës. Më pas arbitri tregoi historinë e tij: “Kam shumë mirëkuptim për emocionet që përjetohen pas asaj që ndodhi të premten, por unë dhe familja ime u kërcënuam konkretisht. Për këtë bëra denoncim”.

Për situatën foli edhe shefi i arbitrave gjermanë, Lutz Michael Fröhlich: “Nuk ka nevojë të flasim sërish për episodin që ndodhi në fushë.

Ekipi i arbitrave bëri një gabim, por çfarë nuk mund ta konceptoj është çfarë ndodhi më pas. Stegemann ka marrë kërcënime me vdekje, është diçka e mjerë, e papranueshme, e patolerueshme”.

Drejtori ekzekutiv i Borussia Dortmund, Watzke, i cili kuptueshëm ishte i zemëruar pas ndeshjes me gabimin ndaj ekipit të tij, megjithatë qëndroi në anën e Stegemann: “Pavarësisht gjithë zhgënjimit, ne nuk mund të fillojmë as të tolerojmë vulgaritetin e çdo lloji, shpifjet apo kërcënimet, si personalisht ashtu edhe në mënyrë anonime nëpërmjet mediave sociale.

Dhe kështu një gabim, sado i rëndë, nuk duhet të lindë ditë më vonë ndjesi të tilla si frika dhe makthi.

Ne si klub e dënojmë frikën e shkaktuar nga pafytyrësia e të tjerëve”.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img