-15.5 C
Sterling Heights
20/01/2026, 5:57
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Rijkaard, deklarata e bujshme

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaSportiRijkaard, deklarata e bujshme

Xavi mbret i futbollit. Trajneri aktual i Barcelona-s u vlerësua publikisht nga Frank Rijkaard gjatë një interviste për L’Equipe.

Ish-mesfushori, tani trajner i blaugranëve, në të kaluarën kishte deklaruar se nuk e ndjente besimin e holandezit në kohën kur e stërviste në Katalonjë. Tani gjërat duken krejtësisht ndryshe.

Në fakt, Rijkaard nuk i ka kursyer elozhet për ish-futbollistin e tij, i cili shpejt u bë një mjeshtër i stolit:

“Kam kujtime të mira nga Xavi, ai u bë mbret i futbollit dhe jam shumë i lumtur për të që shoh se skuadra është në rrugën e saj drejt fitores së La Liga-s”, pranoi holandezi.

“Xavi e meriton dhe po ashtu edhe tifozët e Barçës. Fitimi i Superkupës ishte shumë i rëndësishëm, ata kanë pasur një sezon të shkëlqyer.

“Shpresoj që së shpejti të shohim Barçën përsëri kampione të Spanjës. Ishte një nder që kam punuar atje”.

Me pak fjalë, aty ku kishte pasur disa pakënaqësi në të kaluarën, tani gjithçka duket se ka marrë fund.

/BotaSot/

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img