-11.7 C
Sterling Heights
20/01/2026, 22:48
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Shabani: Trepça pikën më të fortë e ka dhe do ta ketë gjithmonë tifozerinë “Torcida”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaSportiShabani: Trepça pikën më të fortë e ka dhe do ta ketë...

Trepça e Mitrovicës kërkon pas 22 viteve titullin e kampionit të Kosovës në hendboll.

Hera e fundit që e ka fituar titullin është në edicionin 2000-2001, ndërsa tani është në finale të play-off-it të Superligës së Kosovës.

Gjithçka është e gatshme për sfidën e madhe, mes dy ekipeve që kanë hendbollist cilësorë.

Në dy ndeshjet e fundit, në finalen e Kupës dhe të pkay-off-it, rivaliteti ka qenë i madh dhe deri në fund nuk është ditur fituesi.

Trepça është fituese e Kupës së Kosovës, tani synon edhe titullin e kampionit.

Finalen e parë e fituan pejanët me rezultat 30:27 dhe udhëheqin në seri të fitoreve me 1:0.

Trepça është e përgatitur maksimalisht, synon të barazohet në seri të fitoreve, pastaj në Pejë të kërkojnë titullin.

Të enjten në orën 20.00 do të zhvillohet finalja e dytë mes Trepçës dhe Besa Famgas, palestra “Minatori” në Mitrovicë pritet të mbushet përplot me shikues.

Hendbollisti i Trepçës, Lulzim Shabani, tha se janë të përgatitur maksimalisht për finalen e dytë.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img