Kombëtarja e Rumanisë po përgatitet për ndeshjet kundër Kosovës (më 16 qershor) dhe Zvicrës (më 19 qershor) në kuadër të kualifikueseve për Euro 2024.
Mihai Stoichita, drejtori teknik i Federatës së Futbollit Rumun, beson se ndeshja më e rëndësishme është ajo e para, ajo kundër Kosovës. Në rast fitoreje, ndeshja me Zvicrën do të “bëhej bonus”.
“Atmosferë shumë e mirë. Lutem që të mos kemi lëndime.
Nëse merr një ose tre pikë me Kosovën, thuajse i ndalon që të luftojnë për kualifikim. Zvicra është Zvicër, ndeshja me to ngjan shume me atë që kemi bërë me Austrinë në Ligen e Kombeve 2-3 vite me parë”, ka thënë mes të tjera Mihai Stoichita për mediumin rumun “Sport.ro”.
Në Grupin I pas dy xhirove, Zvicra kryeson me 6 pikë, pasojnë Rumania 6, Kosova 2 pikë. etj.
/BotaSot/


