-5.6 C
Sterling Heights
22/01/2026, 16:46
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Cili është transferimi më i shtrenjtë i merkatos, ekipet angleze në ‘luftë’

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaSportiCili është transferimi më i shtrenjtë i merkatos, ekipet angleze në ‘luftë’

Pak kohë më parë trajneri Ançelotti pohonte se skuadra nuk ka nevojë për shumë transferime, por disa lojtarë ishin në objektivat e klubit. Njëri prej tyre është dhe mesfushori Bellingham, i cili tanimë ka zbarkuar në Santiago Bernabeu.

Anglezi i cili shkëlqeu me Dortmundin, teksa verdhezinjtë përfituan plot 120 mln euro nga kjo lëvizje, e cila është më e shtrenjta e kësaj merkato verore.

Bazuar në të dhënat e transfermarkt, 20-vjecari është lojtari më vlerën më të lartë i transferuar këtë periudhë e pas tij vjen Nkunku, që iu bashkua Chelseas për 80 mln euro. Havertz në vendin e tretë e Soboslai në të katërtin, ndërsa top 5  përmbyll Alexis Mcallister.

Ajo çka bie në sy është se numri më i lartë i lëvizjeve regjistrohet në Permier Leaguen angleze, aty ku skuadrat i kanë hapur luftë njëra-tjetrës. Liverpool, Manchester City, Chelsea apo Arsenal janë ekipet që po shpenzojnë pafund për të përmbushur objektivat e tyre. Transferimi i Lionel Messit drejt MLS është i 15-ti për nga vlera e shpenzuar, konkretisht 35 mln euro.
/BotaSot/

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img