Thuhet se Paul Pogbas i është ofruar një ofertë e majme nga skuadra saudite, Al Ahli dhe Juventusi tani i ka vënë një çmim simbolik mesfushorit francez.
Pogba përhapi spekulimet për largim nga Juventusi kur u pa që kishte udhëtuar në Jeddah. Edhe pse natyra e vizitës shihej të jetë personale, thuhet se ai ka vizituar qendrën stërvitore të Al Ittihad.
Klubet nga Arabia Saudite kanë qenë tejet të zëna në këtë merkato, duke transferuar yje të njohur të futbollit si Karim Benzema, N’Golo Kante e Roberto Firmino.
“Gazzetta dello Sport” bën të ditur se si Al Ahli i ka dërguar agjentes së Pogbas, Rafael Pimenta, një ofertë e cila përmban një kontratë tre vjeçare në vlerë të 100 milionëve, për ta bindur fituesin e Kupës së Botës të kalojë në Ligën Pro Saudite.


