I njëjti mbiemër po nderon ngjyrat kuqezi.
Shqipëria siguroi një tjetër medalje në boks, me Ahmed Koçin që po shkëlqen në Kampionatin Europian deri në 16 vjeç.
Koçi mposhti boksierin e Gjermanisë, me origjinë shqiptare, Festim Nimani, duke arritur gjysmëfinalen dhe duke e pasur të sigurt medaljen e bronzit.
Ahmed Koçi po konkurron në peshën deri në 70 kg në Europianin që po zhvillohet në qytetin Ploeshti të Rumanisë.
Ai duket se është në gjurmët e Amar Koçit, që vjet doli nënkampion i kontinentit po për moshën U16.
Të dy stërviten nga trajneri i kombëtares dhe I Studentit, Artur Koçi, që vitet e fundit është kthyer në Akademinë e boksit shqiptar.
Ahmedi dominoi ndaj kundërshtarit duke arritur fitoren e thellë 5-0.
Rezultati ishte unanim nga 5 gjyqtarët që ishin nga Lituania, Spanja, Sllovakia, Ukraina dhe Anglia.
/BotaSot/


