Ballkani është një ndër skuadrat më të kuotuara shqiptare për të shkuar këtë sezon në grupet e Conference League.
Bashkë me Partizanin dhe Strugën e Shpëtim Duros janë të vetmet skuadra nga trojet shqiptare të mbetura në garën evropiane, e cila po dhuron emocione.
Sfidën Ballkani – Lincoln Red Imps këtë të enjte duke nisur nga ora 20.45 në SuperSport 2. Një sfidë që pritet të dhurojë shumë emocione, me Ballkanin që nuk zhgënjeu në raundin e dytë, duke i shënuar plot 7 gola në të dyja sfidat Larnes, skuadrës irlandezo-veriore, që provoi forcën e kampionëve të Kosovës.
Sfida e kësaj të enjteje vjen si një tjetër gur prove për të besuarit e Ilir Dajës, që synojnë të kalojnë këtë tur për të matur më pas forcat në play off me humbësen e çiftit Bate Borisov-Sherif Tiraspol në Europa League, një mision më se i arritshëm në një rrugëtim emocionues.


