-7.2 C
Sterling Heights
04/12/2025, 18:19
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Abbott: Kosova është shumetnike, s’bëhet fjalë për krijimin e një enklave monoetnike

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaKosovaAbbott: Kosova është shumetnike, s’bëhet fjalë për krijimin e një enklave monoetnike

Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, ka mbështetur dhe mirëpritur diskutimet e Ambasadës së SHBA-së, për themelimin e Asociacionit.

Në një shkrim në llogarinë e tij në Twitter, Abbott ka inkurajuar Qeverinë të vazhdojë me hapa për ta formuar Asociacionin.

“NNjë diskutim i mirëpritur sot nga Ambasadori i ShBA-së dhe me pjesëmarrje të shkëlqyer. Përmes dialogut, Kosova është zotuar për themelimin e ASM-së dhe iu takon palëve të bien dakord për formën dhe kohën e themelimit të saj”, tha ai.

Sipas tij, Kosova është një vend shumetnik dhe komunat e saj do të mbeten shumetnike.

Ai shtoi se nuk bëhet fjalë për krijimin e një Asociacioni njëetnik.

Ne inkurajojmë qeverinë të bëjë përparim. Një organ i tillë nuk është vetëm një angazhim ndërkombëtar, por gjithashtu ofron një mundësi për serbët e Kosovës që të jenë pjesë integrale e Kosovës”.

“Kosova është një vend shumetnik dhe komunat e saj do të mbeten shumetnike. Nuk bëhet fjalë për krijimin e një enklave monoetnike”, është shprehur Abbott.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img