Futbollisti i kombëtares së Italisë, Nicolo Barella, tha se do të jetë një ndeshje e vështirë në Shkup në përballje me Maqedoninë e Veriut, në kuadër të Grupit C të kualifikueseve për Kampionatin Evropian.
Italia renditet në vend të tretë me 3 pikë aq sa ka edhe Maqedonia e Veriut që gjendet një pozitë më poshtë.
Italia ende e ka të freskët humbjen me rezultat 1:0 nga Maqedonia e Veriut, e cila i kushtoi shtrenjtë, duke mos u kualifikuar në Kampionatin Botëror – Katari 2022.
Fatkeqësisht, ne kemi luajtur me Maqedoninë dhe kemi kujtime të këqija, para së gjithash mendoj për ndeshjen në Palermo.
Ne të gjithë ende mendojmë se nuk e kemi merituar humbjen.
Ka pasur edhe nervozizëm para asaj ndeshje, sepse na duhej të luanim dy ndeshje të barazhit në tre ditë.
Dhe e gjithë kjo reflektoi tek ne.
Ky nuk është justifikim, por po them gjëra që na bënë të humbasim fokusin”, tha Barella.
Italia është në preson të Maqedonisë së Veriut.
/BotaSot/


