-16.5 C
Sterling Heights
23/01/2026, 14:56
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Mijëra vizitorë në “luginën e shërimit” në Peshkopi

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaHistori NjerzoreMijëra vizitorë në “luginën e shërimit” në Peshkopi

Në luginën e Bellovës rrëzë malit të Korabit, 1 kilometër nga qyteti i Peshkopisë, ndodhen burimet termale të llixhave. Tashmë kjo luginë është pagëzuar me emrin “lugina e shërimit”, një mrekulli natyre për efektet kurative, përdorimi i të cilave fillon që në vitet 1960.

Vetitë kuruese të ujit termo-mineral të llixhave, përqendrohen te përbërja kimike e tij, temperatura 39.5 gradë përmban hidrogjen sulfitine, alga, etj.

Sot frekuentuesit janë të shumtë, numri i vizitorëve kalon mbi 30 mijë përgjatë sezonit, ose deri në 2500 në ditë. Gjeografia e vizitorëve është nga e gjithë Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Ato shprehen të kënaqur me vetitë kurative të ujit dhe kanë gjetur shërim.

Trajtimi në ujërat termale duhet kryer me kujdes, e gjithmonë nën këshillat e personelit shëndetësor të qendrës, pasi koha e qëndrimit, temperatura e banjove dhe të baltës, seancat, këshillohen të ndryshme në varësi të moshës dhe sëmundjes./tvklan.al

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img