Drita ka konfirmuar se derbi i madh lokal ndaj Gjilanit do të zhvillohet këtë fundjavë në Lipjan.
Java e tetë e Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll pritej të ishte nën hijen e derbit të madh lokal mes Dritës dhe Gjilanit.
Megjithatë, një hijeshi e këtij derbi do të mungojë, pasi Drita ka vendosur të mos ua mundësoj tifozëve mysafir pjesëmarrjen.
Përveç kësaj, bardhekaltrit kanë zhvendosur derbin në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan.


