9.3 C
Sterling Heights
21/10/2025, 19:03
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

“Qofsh e bardhë siç ke emrin”/ Pak para nisjes së spektaklit, Bora Zemani merr urimin e veçantë

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaReality Show“Qofsh e bardhë siç ke emrin”/ Pak para nisjes së spektaklit, Bora...

“Qofsh e bardhë siç ke emrin”/ Pak para nisjes së
Bora Zemani, një ndër moderatoret shqiptare më të komentuara dhe të pëlqyera nga publiku, ka marrë mbrëmjen e sotme një urim të veçantë nga babi i saj, para pak nisjes së “DWTS”.

Në një postim në “InstaStory”, Bora ka ndarë urimin e marrë nga babai i saj, ndërsa ky i fundit i saj i ka uruar suksese në natën e parë të spektaklit, tek shkruan ndër të tjera “qofsh e bardhë dhe e mbarë në jetë të jetëve ashtu siç e ke emrin shpirti im”.

“Borushe shpirti dhe rrahja e zemrës time, Çeçua të uron suksese dhe mbarësi në fillimin e sezonit të dytë, të cilin padyshim e drejton me profesionalizmin tënd të padiskutueshëm. Mbarësi sonte në natën e parë dhe qofsh e bardhe dhe e marë në jetë të jetëve ashu siç e ke emrin shpirti im. Të dua, suksese dhe të puth shpirti im”, shkruan ai.

Ky është sezoni i dytë që Bora do të moderojë spektaklin e vallëzimit. Këtë vit në juri janë: Ilir Shaqiri, Lori Bala, Valbona Selimllari dhe Olta Gixhari.

Ndërkohë që pjesëmarrës janë Filloreta Raçi – Fifi, Irgen Cela, Xhuli Nura, Ronaldo Sharka, Ina Kollçaku, Eni Shehu, Armaldo Kllogjeri, Sara Karaj, Enxhi Nasufi etj./sot.com.al

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img